Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta referuar një anketimi të bërë nga Instituti Republikan Ndërkombëtar tha se pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë rënditën si shqetësimet e tyre më të madha shtrenjtimin e jetesës dhe korrupsionin.

 

Sipas tij,  87 përqind e shqiptarëve, pohuan se korrupsioni është një problem serioz në Shqipëri.

 

Pjesa dërrmuese e të anketuarve, 79% e të rriturve, pohuan se çmimet e larta dhe kostot e jetesës janë çështjet kryesore të vendit. Shumica dërrmuese e qytetarëve, mbi 53% mendojnë që drejtuesit bashkiakë aktualë po punojnë pak ose aspak për të trajtuar nevojat e banorëve. Ndërkohë siç e dini janë rikandiduar mbi ¾ e kryebashkiakëve aktualë të mazhorancës. Ndërkohë, emigrimi është konstatuar si një shqetësim madhor që ndikon tek çdo familje por edhe në të gjithë ekonominë, sidomos përsa i takon mungesës së fuqisë punëtore të qëndrueshme dhe të kualifikuar pasi kompanitë dhe të gjitha sipërmarrjet po e vuajnë këtë paqëndrueshmëri dhe mungesë. Njëkohësisht përveç këtyre tre konstatimeve shumë serioze të Institutit Republikan Banka Botërore konstaton se për 25% të popullësisë me të ardhura më të ulëta, mbi 70% e të gjithë të ardhurave të tyre shkon vetëm për ushqimin. Ç’ka tregon rritjen e jashtëzakonshme të peshës së ushqimeve në përballimin e kostos së jetesës por njëkohësisht edhe kërcënimin mjaft serioz për të  mos realizuar të gjitha shërbimet e tjera.  Këtu nuk llogariten të ardhurat për ilaçet, për qiranë e banesave, për energjinë elektrike, për taksat, për tarifat vendore, etj.

 

Partia e Lirisë, thotë Ilir Meta, është e bindur se koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ përmes kandidatëve të saj, përmes programit iu jep një zgjidhje shumë të rëndësishme në nivelin vendor të këtyre shqetësimeve.

 

 Iu jep një zgjidhje shumë të rëndësishme luftës kundër korrupsionit në nivelin vendor dhe për këtë garancia më e madhe është instalimi i transparencës që në 15 maj në të gjitha këshillat bashkiakë. Në 61 bashkitë, transparencë që ka munguar gjatë këtyre 4 viteve kur këto këshilla kanë vuajtur nga monizmi absolut, pasi të gjithë këshilltarët kanë qenë të Rilindjes dhe këto këshilla vetëm kanë noterizuar papërgjegjshmërinë e shumicës së kryetarëve bashkiakë aktualë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *