Meta: Jam pro negociatave, gruaja e Bilalit nuk më bën dot moral për integrimin

Presidenti Meta ka sqaruar se letra e tij per komisionerin e zgjerimit nuk eshte kunder procesit te integrimit.
Kreu I shtetit ka lexuar te plote letren para medias per te vene ne dukje se ai mbeshtet hapjen e negociatave dhe komunikimi me Brukselin synonte vetem qartesimin e situates per gjykaten kushtetuese.
Meta I eshte kunderpergjigjur ashper kryeministrit Rama duke I kujtuar edhe sjelljen e tij ne opozite ndaj procesit te integrimit.
ILIR META
PRESIDENT I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
Kush na ben moral ne, gruaja e bilalit qe per qarkun e Fierit nuk votonte ligjet dhe bllokoi integrimin. Isha i detyruar ti shkruaja komisionerit per ta sqaruar per nderhyrjen e mazhorances tek institucionet kushtetuese.
Meta ka replikuar ne distance edhe me kryeparlamentarin Gramoz Ruci.
Po degjoja Rucin dhe kam vetem nje pyetje shume miqesore. Pse duhet te krijohet gjithe kjo situate kur presidenti i ka kerkuar atij bashkepunimin, i ka kerkuar te veproje me anetarin e parlamentit por nuk ka marre asnje pergjigje.
Por ne deklaraten e kreut te shtetit bie ne sy nje terheqje nga qendrimet e tij te ashpra per shperndarje te parlamentit.
Edhe pse u pyet disa here nga media, Meta nuk e permendi ne asnje rast shperndarjen e kuvendit.
Nje dite pas publikimit te raportit te Komisionit Europian pro hapjes se negociateve presidenti Meta I dergoi nje leter komisionerit per zgjerimin ku e paralajmeronte per pershkallezim te krizes politike ne rast se Brukseli mbeshteste gerryerjen e demokracise ne vend.




