E enjte, 8 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Meta: Izolimi i Berishës, përndjekje politike për eliminimin e opozitës! Pluralizmi politik në rrezik

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar për vendimin e GJKKO-së, që la në “arrest shtëpie” ish kryeministrin Sali Berisha.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se vendimi i sotëm ndaj Berishës është përndjekje politike për të eliminuar opozitën.

Reklamë

Pluralizmi politik dhe liria e qytetarëve sipas Metës nga sot ëstë më i kërcënuar se kurrë.

“Vendimi i sotëm i GjKKO është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Prof. Dr. Sali Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eleminimin e opozitës.

Izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës është këmbanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, për vetë ekzistencën e shtetit të së drejtës, si dhe për pluralizmin politik, që është nga sot më i kërcënuar se kurrë më parë”, shkruan Meta./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë