Subscribe

Opozita mori notën 10 nga presidenti Ilir Meta këtë të premte. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Meta vlerësoi se gjatë gjithë pandemisë, partitë opozitare a ka patur një sjellje shembullore dhe se ka qenë gjithmonë një hap para qeverisë.

 

Ai bëri thirrje ndaj mazhorancës që të bashkëpunojë me opozitën për të menaxhuar situatën.

 

“Si mund të akuzohet zoti Basha kur ka qenë modeli në këtë situatë i sjelljes shembullore për ruajtjen e pandemisë. Ka qenë bnahskëpunues që kur ka filluar pandemia apo jo. Më duhet të them që opozita dhe ekspertët e saj kanë qenë gjithmonë pesë hapa para qeverisë. Që para valës së parë, gjatë valës së parë, edhe në vazhdimësi, edhe sot. Ata kanë kusuret e tyre që u larguan nga Parlamenti, por në sjelljen e tyre për pandeminë kanë qenë ekselentë. Vazhdojnë të jenë shumë të përgjegjshëm. Unë e ftoj qeverinë të reflektojë, të bashkëpunojë me opozitën sepse ka ekspertë shumë të mirë. Opozita ka notën 10. Unë mund të kem notën 9 sepse kam patur problemin e maskës.”

 

Meta shtoi se situata është shumë problematike dhe nënvizoi se nuk mund të manipulohen të dhënat e të infektuarve dhe të vdekurve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *