E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta, i shqetësuar për Shkodrën/ Presidenti bisedon me autoritetet: Bashkëpunoni!

Rritja e numrit te personave te infektuar nga koronavirusi ne qytetin e Shkodres ka vene ne levizje edhe kryetarin e shtetit Ilir Meta.

 

Reklamë

Presidenti i Republikes ka biseduar me kryebashkiaken demokrate Voltana Ademi, prefektin  e qarkut te Shkodres dhe ministren e Shendetesise, per situaten ne kete qytet.

 

Presidenti Meta u ka bere apel qytetareve të respektojnë këshillat e mjekeve dhe të zbatojnë vetëm sugjerimet e institucioneve shtetërore.

 

Shkodra eshte e vetmja bashki qe sot drejtohet nga demokratet dhe kryetari i shtetit ka theksuar se duhet forcuar bashkëpunimi mes autoriteteve qendrore dhe vendore, me qëllim izolimin e përhapjes së mëtejshme të infeksionit dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e të gjitha kufizimeve.

 

Presidenti Meta ka vene ne dukje se bashkëpunimi më i ngushtë midis qytetarëve dhe institucioneve është garanci kryesore për përballimin sa më efikas të kësaj pandemie.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë