E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta i përgjigjet Bardhit: Gjykata Kushtetuese nuk ka dhëne asnjë zgjidhje për zgjedhjet vendore

Presidenti Ilir Meta i është  përgjigjur deklaratave të sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi i cili tha se dekretimi i zgjedhjeve në 6 mars ishte për të dëmtuar PD-në.

 

Reklamë

Sipas Metës, interpretimi i Bardhit është një gënjeshtër.

 

“Gjykata Kushtetuese nuk ka dhene asnje zgjidhje per ceshtjen e zgjedhjeve vendore. Është një gënjeshtër interpretimi i z.Bardhi që sipas vendimit duhet ta vinte Presidenti në lëvizje Gjykaten. Këta të gjitha i donin nga Presidenti, madje edhe anulimin e protestës së 8 qershorit e kërkuan nga Presidenti. Gjykata nuk i ka legjitimuar zgjedhjet, por nuk i ka dhënë një zgjidhje sepse e vetmja gjë që është shprehur është thënë se nuk duhej të bëhej padia nga Shoqata e Bashkive”, tha Meta në “Quo Vadis”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë