E premte, 9 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta i përgjigjet Ballës: Gati të firmos dekretin për mbrojtjen e Republikës!

Presidenti Ilir Meta iu përgjigj Sekretarit të PS, Taulant Balla, pas paralajmërimit të këtij të fundit se kur të mbarojë numërimi i votave, mazhoranca do të nisë procedurat për shkarkimin e tij.

 

Reklamë

Meta deklaroi në “Facebook” se është gati për të mbrojtur Republikën.

 

Reklamë

“Kërcënimi i fundit, që vjen përmes Tao Taos, nga bandat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë ka vetëm një përgjigje: Presidenti, gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës! Shqipëria e Shqiptarëve! ????????  Vdekje tradhëtarëve! ????”

 

Kurse zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi pati këtë paralajmërim për Ballën: “Tao Tao AFROHU AFROHU! Se do ta marrësh përgjigjen ti dhe të gjithë armiqtë e Shqipërisë!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë