Subscribe

Vetëm pak pasi Edi Rama përfundoi fjalimin e tij te gjatë, ku nuk kurseu sulmet për listën e opozitës, por edhe presidentin Ilir Meta, ky i fundit nga Fieri iu përgjigj me të njëjtën gjuhë të ashpër.

 

“ILIR META – PRESIDENT

 Edhe sikur te isha duke pirë raki, nuk do isha i shqetësuar se unë kokainë jo vetëm që se përdor, por do jem një luftëtar i pashembullt ndaj çdo politikani që përdor substanca narkotike dhe që jo vetëm kaq, por edhe del garant tek mafia ndërkombëtare për të pastruar paratë e saj në Shqipëri.”

 

Meta u ndal dhe tek personi që Rama kishte zgjedhur për ta vendosur në krah të fotos krahasuese, ministren Etilda Gjonaj.

 

“Pa asnjë diskutim që vetëm një falsifikatore mund të nxirrte që noterizon të gjitha PPP edhe kapjet e koncesioneve. Besoj që përgjigjen do ta marrin të qartë më 25 prill, të gjithë autorët e Ramaformës.”

 

Kreu i shtetit dha një mesazh edhe për kandidatët për deputet të Partisë Socialiste të ardhur nga fusha e shëndetësisë.

 

“Tani çfarë mund të presim ne nga një njeri që i thotë shqiptarëve, këtu më keni mua deri në 2030? Nëse ju e duroni deri më 25 prill, durojeni dhe pak, por një njeri që thotë gjëra të tilla kuptohet që ka probleme të mëdha edhe ka nevojë edhe për kontrolle shëndetësore serioze, edhe gëzohem që ka afruar dhe ekspert nga shëndetësia dhe ata duhet të tregojnë kujdes dhe për gjendjen e tij shëndetësore.”

 

Në fund, presidenti Ilir Meta përsëriti se 25 prilli do të jetë një referendum historik.

 

“Populli shqiptar do t’i jap një zgjidhje shumë demokratike dhe do ti jap një leksion të gjithë atyre që na dinë që jemi popull sorrash dhe jo popull shqiponjash.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *