Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas reagimit të kryeministrit Edi Rama për ndërtimin e HEC-eve në lumin Vjosë.

Krahas një fotoje të publikuar në “Facebook”, kreu i shtetit thekson edhe njëherë bindjen dhe qëndrimin e tij për të mbrojtur Vjosën nga shkatërrimi.

Meta shkruan mes të tjerash se korrupsioni nuk mund ta tjetërsojë një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme.

“Me ekipin e paparë të çunave të “Vjosa Rafting Albania” dhe “Vjosa Explorer”. E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! Një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot!”

Rama iu drejtua pak më parë Metës se duhet ta kishte mbrojtur edhe Valbonën nga shkatërrimi, kur ishte zv.shef i qeverisë në kohën e PD-së, njësoj siç po bën sot me Vjosën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *