Subscribe

Presidenti Ilir Meta dekretoi marrëveshjen e qeverisë më COVAX për sigurimin e vaksinës anti-COVID. Meta nënvizoi se më anë të kësaj marrëveshjeje sigurohet një pjesë shumë e vogël e vaksinës që i nevojitet popullsisë shqiptare.

 

“Kjo marrëveshje edhe pse është një hap me rëndësi në masat që ndërmerr shteti shqiptar në luftën kundër pandemisë COVID-19, mundëson mbulimin e gjetjes së vaksinës vetëm për 20% të popullsisë, apo edhe më shumë, në varësi të financimit që vihet në dispozicion nga shteti shqiptar. Është e domosdoshme, që çdo hap që hidhet nga Qeveria shqiptare, të jetë i  mirëstudiuar, në koordinim të plotë me strukturat dhe partnerët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e të Bashkimit Europian, me qëllim për të siguruar vaksinimin në atë masë që vendi ka nevojë për përballimin e kësaj pandemie.”

 

Meta tha se qeveria duhet të sigurojë vaksinën për të gjithë popullatën, siç e ka të nevojshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *