Presidenti Meta, i arkodon Arqipeshvit të Shkodrës, Imzot Angelo Massafra Dekoratën e Lartë “Nënë Tereza”.

 

Sipas kreut të shtetit akordimi i tij, bëhet në sajë të kontributit që Imzot Massafra ka dhënë prej më shumë se 25 vitesh si një udhëheqës shpirtror dhe një klerik i devotshëm.

 

“Për kontributin e shquar në drejtim të ripërtëritjes shpirtërore të besimit katolik në vendin tonë, për nxitjen, inkurajimin e promovimin e vazhdueshëm të bashkëjetesës paqësore, harmonisë dhe dialogut ndërfetar dhe në  mirënjohje ndaj përkushtimit të paepur për zhdukjen e fenomenit të gjakmarrjes dhe rivendosjen e pajtimit kombëtar. Ky vlerësim solemn përkon me jubileun e Vitit të Skënderbeut dhe nga ana tjetër dekorata mban emrin e Shenjtores së madhe për mbarë njerëzimin, Nënë Tereza.”

 

Nga ana tjetër Imzot Angelo Massafra falenderon Presidentin Meta për vlerësimin dhe kujdesin e treguar ndaj tij dhe Kishës Katolike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *