E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta homazhe për Saimir Hoxhën: Oficer hero! S’kurseu as jetën në luftën kundër krimit

Presidenti Ilir Meta i ka akorduar nënkomisar Saimir Hoxhës, i cili u vra nga një 21-vjeçar gjatë operacionit antidrogë, “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”.

 

Kreu i shtetit ishte sot edhe në homazhet që u mbajtën në Pallatin e Kongreseve për oficerin e rënë në krye të detyrës.

 

“Është një moment i dhimbshëm që t’i japim lamtumirën e fundit një oficerit heto të Policisë, një prindi të shkëlqyer, nënkomisarit Saimir Hoxha. Ai nuk meritonte kurrsesi të ndahej nga jeta. Është një moment reflektimi për një luftë frontale kundër krimit. Kjo është një luftë që duhet bërë cdo sekondë dhe nuk duhet të kujtohemi vetëm në momente të tilla tragjike. Është momenti për të mbështetur dhe më shumë Policinë e Shtetit, për të mbrojtur të gjithë shoqërinë tonë, të ardhmen e fëmijëve tanë që duhet të jetëojnë në një vend të sigurt dhe në një vend në paqe”, tha Meta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë