Subscribe

Presidenti Ilir Meta doli posacërisht para mediave për të reaguarf në lidhje me grabitjen e armatosur në parave të bankave në Rinas, me pasojë një të vdekur këtë të martë.

Kreu I shtetit tha se kjo ngjarje e përseritur ka cënuar sigurinë kombëtare, pasi ishte një akt që rrezikoi direkt jetën e qytetareve shqiptarë dhe atyre të huaj.

 

Përsëritja e kësaj ngjarjeje brenda një objekti të sigurisë kaq të veçantë është e papranueshme dhe tregues i një mungese të theksuar të funksionimit dhe përgjegjshmërisë të institucioneve të sigurisë. Si vend anëtar i NATO-s, kemi detyrimin të garantojmë standardet më të larta të sigurisë, veçanërisht atë të infrastrukturës strategjike portuale dhe aeroportuale. Në këto kushte, si President i Republikës e konsideroj ngjarjen e përsëritur të grabitjes së djeshme brenda territorit të aeroportit “Nënë Tereza” cënim serioz të sigurisë kombëtare, rendit publik dhe imazhit të vendit.

 

Por presidenti pasi I bëri apel organeve competente që ta zbardhin sa më shpejt grabitjen dhe të arrestojnë autoret, I kërkoi prokurorisë që të shkojë më tej dhe të hetoje të gjitha institucionet përgjegjëse që nuk kanë marrë masat e duhura pavarësisht se kjo ngjarje është e përsëritur.

 

U kërkoj agjencive ligjzbatuese të vazhdojnë me vendosmëri operacionet për identifikimin e plotë dhe kapjen e autorëve, si dhe gjetjen e vlerave monetare të grabitura.Të gjitha autoritetet përgjegjëse dhe institucionet ligjzbatuese të kryejnë hetime të plota dhe të thella për zbardhjen e shpejtë të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe të përsëritur.Të nxirren dhe të evidentohen përgjegjësitë e plota për çdo institucion që nuk ka kryer detyrën sipas ligjit për parandalimin e kësaj ngjarjeje të përsëritur, që mund të kishte patur pasoja edhe më të rënda dhe të rrezikshme me pasoja tragjike për jetën e qytetarëve tanë dhe të huaj. Prokuroria të hetojë jo vetëm grabitjen e djeshme por edhe për mosmarrjen e masave në përmbushjen e detyrimit ligjor dhe rekomandimeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë të çdo institucioni dhe individi që nuk ka kryer detyrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *