Presidenti Ilir Meta ka folur sot nga Korça për situatën politike në vend.

Meta theksoi se e rëndësishme është që parlamenti të jetë funksional dhe demokracia të funksionojë.

 

Përsa i takon situatës së demokracisë në vendin tonë, edhe ajo kuptohet se është në një gjendje problematike. Nuk është ndoshta ashtu siç do të donin shumë, përfshirë edhe mua, pas 25 prillit, por pa asnjë diskutim është shumë më mirë se sa situata katastrofike para 25 prillit në kushtet e mungesës së një parlamenti kushtetues dhe funksional, në kushtet e zero opozitës në të gjitha institucionet kryesore, qendrore dhe vendore të vendit, kështu që aktualisht pas 25 prillit sidoqoftë janë mundësitë për rivendosjen e plotë të demokracisë, për një demokraci funksionale, për një parlament funksional dhe ai është qëllimi ynë kryesor dhe duhet të jetë i të gjithë qytetarëve që demokracia të funksionojë, që zëri i tyre të dëgjohet, që premtimet e atyre që votohen, të mbahen.

 

Meta shtoi se eshte e rendesishme qe qytetareve tiu rikthehet sovraniteti.

 

Përsa i takon sovranitetit, pa asnjë diskutim që fjala kyç për dekadat që vijnë për Shqipërinë, është sovranitet. Që nuk do të thotë mospërmbushje e detyrimeve për Shqipërinë ndaj NATO-s ku jemi anëtarë prej kohësh apo ndaj Bashkimit Europian, ku dëshirojmë të anëtarësohemi, por një proces tepër i ngadalësuar për fat të keq. Pasi të gjitha detyrimet tona në raport me këto institucione dhe organizata ne i kemi të fiksuara qartë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.Kështu që unë besoj se në radhë të parë është e rëndësishme që t’u kthejmë sovranitetin qytetarëve. Ata të mos injorohen më! Ata të mos përjashtohen më! Ata të mos vendosen përpara faktit të kryer! Ata të mos jenë më viktimë e arbitraritetit dhe e kulisave të elitave, të cilat kanë kërkuar dhe kërkojnë ta nxjerrin këtë sistem jashtë kontrollit të qytetarëve!Është bërë një hap me 25 prillin, por hapa më të mëdhenj e më të shpejtë priten dhe pa asnjë diskutim që do të ndodhin në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *