E martë, 29 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta e shpalli “non grata”, Kryemadhi: Borchard mund të kishte kandiduar për në Kushtetuese

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka reaguar pas vendimit të presidenti Ilir Meta i dërgoi Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, ku thuhej se ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchadt nuk ishte i mirëpritur në Institucionin e Presidentit.

 

Reklamë

Kryetarja e LSI-së përmes në një konferencë me gazetarët është shprehur se fyerjet e Borchadt kalonin çdo lloj norme njerëzore.

 

Gjithashtu ajo ka thënë me ironi se ambasadori mund të kishte kandiduar për anëtar në Gjykatën Kushtetuese.

 

“Borchard mund të kishte kandiduar për Gjykatën Kushtetuese. Ëngjëll Agaçi mund ta kandidonte dhe mund të kishte qenë edhe në vakancat e Kuvendit. Edhe pse Kuvendi i kishte votat priti afatin e fundit për të miratuar emrat. Për gishtin e mesit ta marri mbrapsht, çdokush që fyen shqiptarët. Këta janë individë që fyejnë shqiptarët, integritetin e shqiptarëve. Këta individë marrin përsipër që të bëjnë një fyerje të tillë. Çdo njeri ka mënyrën e vet për të shprehur protestën. Si diplomat mund të bënte ankesë me shkrim në ministrinë e Jashtme”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë