Sfidën e presidentit Ilir Meta për të dhënë dorëheqjen më 26 prill nëse PS fiton zgjedhjet pa prekur votën, kryebashkiaku Erion Veliaj nuk e mori seriozisht.

 

Gjatë një interviste në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Veliaj tha se Meta nuk është nga ata që jep dorëheqjen për qytetarët.

 

“Nuk është Ilir Meta nga ata burra që lë pushtetin për qytetarët. Nuk e ka bërë kurrë dhe nuk do ta bëjë kurrë. E kam më kollaj të besoj se hëna është prej djathi, sesa Meta lë pushtetin. Nëse në klanet e tjera po bëhet plani si do të jetë pas 25 prillit, në PS plani për datën 26 është si do të kapim rekordin e vaksinimit dhe të shtëpive të reja. Është një shtëpi që nuk vuan nga këto ankthe. Unë kam parë të gjitha sondazhet, ku Edi Rama del fitues.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *