Subscribe

Asnjë hezitim për të firmosur reformën zgjedhore nëse ajo është produkt i konsensusit. Deklarata e Presidentit të Republikës Ilir Meta, vjen në një kohë kur tryeza mes mazhorancës, opozitës brenda dhe jashtë parlamentit ende nuk ka nje produkt te dakordësuar  per kodin e ri. Me shpresen që konsensusi të arrihet kreu i shtetit e cilëson atë si arritjen më të madhe, të cilin thotë se do të lajmërojë të gjithë botën.

ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKES

Së dyti, cështja e Kodit zgjedhor, edhe unë jam i kënaqur që ndje në media që ka përparime, mezi pres që palët të mbajnë fjalën dhe ta mbyllin me 31 maj me konsensus ndryshimet që kërkohen me ngulm nga BE-ja dhe partnerët e tjerë dhe menjëherë do të firmos këto ndryshime që të japim një lajm të mirë. Pavarësisht se do të jetë i pamjaftueshëm për atë që pritet, pasi serioziteti do të verifikohet në terren.”

Edhe në skenarin më të keq, atë të miratimit të reformës së re zgjedhore në mënyrë të njëanshme, Ilir Meta nuk do të ndërmarrë asnjë hap për gjetjen e një zgjidhjeje mes forcave politike, përkundrazi, ai do të dekretojë datën e zgjedhjeve.

ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKES

“Tani tek Kodi. Unë besoj shumë, jam shumë i entuziazmuar, cicërimat që ka progress për Këshillin Politik. Do e firmos atë konsensus menjëherë. E zëmë se palët nuk ranë dakord. Unë do shikoj nëse është në përputhje me kushtetutën, të njëanshme, kam në dorë ta kthej një herë. Në çdo rast me konsensus, sepse këtu ka shumë. Në hapësirën kohore që Kodi do më lejojë me konsensus apo jo, do shpall ditën e ardhshme të zgjedhjeve të përgjithshme, sepse të gjithë presin këtë, por edhe sado pak më legjitim një parlament se sa ky që është.”

Presidenti paralajmëron bllokim të hapjes së negociatave të Bashkimit Evropian me Shqipërinë në rast të mosarritjes së një marrëveshje për reformën zgjedhore.

ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKES

“Brenda disa javësh do të propozohet edhe kuadri negociator për Shqipërinë. Për fat të keq edhe këtë herë përpjekjet e mia u minuan. Tashmë secili aktor të marrë barrën e vet përballë qytetarëve dhe partnerëve. Unë do të kaloj më pak kohë me Tiranën politike dhe i përkushtohem më shumë Shqipërisë së qytetarëve.” 

Me angazhimin se do të shpenzojë më pak kohë në Tiranën politike, për t’iu përkushtuar shqetësimeve të qytetarëve të Shqipërisë, Ilir Meta i adresoi si jashtë vëmendjes së tij, qëndrimet mbi reformën në drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *