Lajmi i dhënë nga Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, mbi rikthimin e Shqiperisë në listën gri sa I takon pastrimit të parave, ka sjell edhe reagimin e Presidentit Meta.

Nisur nga një shkrim mbi këtë cështje, botuar nga revista Monitor, Meta thotë se nuk është I habitur që vendi po bën hapa pas në këtë drejtim. Kjo është një arsye shton Meta që të gjithë të dalin në Bulevard në datën 2 mars në mbrojtje të Kushtetutes.

Shqipëria, shton Presidenti, nuk do të jetë më lavatrice e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare.

 

Të dashur qytetarë!
Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim.
Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin.
Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare.
Bashkë për Kushtetutën!
Bashkë për Shqipërinë! ??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *