Në Ditën Ndërkombëtare të Dhuruesve të Gjakut, presidenti Ilir Meta ka falenderuar të gjithë të rinjtë dhe të rejat shqiptarë që i janë bashkuar kësaj kauze humane, në veçanti dhuruesit e rregullt e të qëndrueshëm.

Meta shkruan se përmes këtij vullnetarizmi dhe solidariteti frymëzues u vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë, kryesisht fëmijëve talasemikë për të vijuar normalisht jetën e tyre dhe për të qenë plotësisht në integruar në shoqëri.

“Mirënjohje Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare, që në këtë ditë tepër të rëndësishme përmbylli një maratonë dhurimi gjaku, duke udhëtuar nga Shkodra në Sarandë, për t’ju ardhur në ndihmë gjithë atyre që në këtë periudhë të vështirë të pandemisë COVID-19 e kanë patur të domosdoshme dhurimin e gjakut. E nxis më tej këtë vullnetarizëm dhe i inkurajoj të gjithë të kontribuojnë për këtë kauzë fisnike dhe jetike, së cilës po i shërben prej dy vitesh edhe Aleanca për Dhurimin e Gjakut. Në këtë mënyrë jo vetëm shpëtojmë jetë, por dhe e ndihmojmë shoqërinë tonë të jetë më e shëndetshme fal këtij solidariteti mbarëkombëtar”, shkruan kreu i shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *