Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij në lidhje me ndarjen nga jeta të shkrimtarit të shquar Kiço Blushi.

 

Kreu i shtetit duke i dërguar një mesazh ngushëllimi familjes,  e cilëson shkrimtarin e njohur si nga përfaqësuesit më të denjë të “Brezit 1970” me role të rëndësishme publike dhe qytetare.

 

“I pikëlluar prej lajmit të trishtë, ndaj me Mirën, Benin dhe Martinin, por edhe me të gjithë miqtë e letërsisë dhe kulturës shqiptare, dhimbjen e thellë për humbjen e shkrimtarit të shquar, krijuesit dhe veprimtarit publik, Kiço Blushi.

Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një nga përfaqësuesit më të denjë të “Brezit 1970”: prozator, kineast, publicist dhe botues.

Kiço Blushi luajti role të rëndësishme publike dhe qytetare në momente kyç të historisë shqiptare, me angazhimin e tij të pabujë dhe fisnik.

I qoftë i përjetshëm nderimi ynë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *