Subscribe

Ilir Meta nuk e ka vonuar përgjigjen ndaj Edi Ramës, pas akuzave të këtij të fundit se Presidenti po bën hapur fushatë në Vlorë për LSI, duke ofruar madje edhe favore të paligjshme kundrejt votave, sic është rasti I lirimit nga burgu të personave të ndryshëm.

Kreu i shtetit tha se Rama nuk do të ketë asnjë shans të vërë në zbatim planet e tij për të blerë dhe shantazhuar vlonjatet.

 

“ E ftova Gjiknurin të takohej me mua dhe Bujar Leskaj në Vlorë por nuk erdhi. Mesa duket Gjiknuri është vënë nga Rama që të më sulmojë mua. Të jetë i qetë edhe kryeministri, edhe Tërmeti, deri më 26 prill do të jem në Vlorë, ditën edhe natën. Duhet ta kenë të qartë se cdo skenar i ndodhur në Vlorë do të jetë i papranueshëm. Duhet të kuptojnë se në Vlorë nuk bëhet shaka. Ilir Meta do të bëjë gjithçka për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Ai po përdor gjithë pushtetin për të blerë, shantazhuar. Shpesh ka pasur sukses në këtë rrugën e tij, por pengesa ka qenë Ilir Meta.

 

Meta shtou se Rama është një kuisling që po përdoret nga armiqtë e Shqipërisë.

 

 

Kjo nuk është një betej mes meje dhe Ramës, por një betejë finale për 100 vitet që vijnë. Edi Rama kuisling që po përdoret nga armiqtë e Shqipërisë, duke tentuar të nxjerrë në shitje edhe atë që ka ngelur, dhe të zëvendësojë vlonjatët e shqiptarët me bangladeshas”.

 

Këto deklarata, Presidenti Meta I bëri nga parku i arkeologjik I Apolonisë në Fier ku dekoroi disa artistë fierakë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *