Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot studiuesin dhe publicistin Ndriçim Kulla me dekoratën “Nderi i Kombit”.

 

Në ceremoninë e dhënies së dekoratës ishte i pranishëm edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Kreu i shtetit, në fjalimin para pjesëmarrësve, e quajti Kullën modelin e një intelektuali që jeton i shqetësuar dhe i angazhuar me aktualitetin e problematikat e vendit dhe shoqërisë së tij.

 

“Jam shumë i gëzuar të jemi sot së bashkë në këtë ceremoni për të vlerësuar një intelektual të mirënjohur zotin Ndriçim Kulla, një ndër  personalitetet aktualë më të spikatur të kulturës dhe botimit të letrave shqipe. Nderimi për studiuesin, publicistin dhe botuesin Ndriçim Kulla është vlerësim ndaj kontributit të një intelektuali, i cili përbën shembull unik në krijimin e vlerave të mëdha kulturore e shkencore me rëndësi kombëtare. Ardhja e demokracisë në Shqipëri do të përbënte një moment kthese edhe për të ardhmen e tij duke realizuar shkollimin dhe objektivat që kishte ëndërruar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *