E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 29 minuta më parë
Politikë

Meta dekreton shpalljen e tre ligjeve

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar këtë të martë shpalljen e 3 ligjeve.

Bëhet fjalë për “lejet e mjedisit” dhe “mbrojtjen e mjedisit”. Sipas Metës, të dyja këto ligje synojnë thjeshtësimin e procedurave administrative dhe ndryshimin e sistemit prej tre nivelesh të lejeve të mjedisit.

Kreu i shtetit shtoi se ligji sjell një rishikim të listës së bizneseve që deri më sot kishin detyrimin për t`u pajisur me leje mjedisi të tipit “C”, për ato aktivitete me ndikim të ulët në mjedis, duke ndikuar direkt në uljen e kostove për bizneset e vogla që nuk shkaktojnë ndotje të mjedisit, në varësi dhe të kapacitetit prodhues.

Po ashtu, ka dekretuar edhe ligjin nr. 57/2020 “Për pyjet”. Meta argumentoi se ky ligj, sjell një rregullim të ri sektorial për pyjet dhe përafron pjesërisht dy rregullore të Bashkimit Europian.

Vazhdo të lexosh

Reklamë