E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta dekreton lirimin e Leonard Demit  

Presidenti i republikës Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në NATO Leonard Demi. Vendimi i kreut të shtetit, vjen pak javë pasi kryeministri Edi Rama i propozoi presidentit, ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Likën si ambasador pranë Aleancës së Atlantikut të Veriut.

 

Propozimi i Likës si ambasador në NATO erdhi pasi ky i fundit dha dorëheqjen nga drejtimi i shërbimit sekret. Vendimi u pranua nga kryeministri Rama dhe u dekretuar nga presidenti i republikës. Në postin e kreut të SHISH kreu i qeverisë ka propozuar Helidon Bendon, aktualisht zv/kryetar i shërbimit, propozim i cili ende nuk është dekretuar nga presidenti Meta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë