Politikë
Meta dekreton huanë 15 milionë euro nga BERZH për pandeminë

Presidenti Ilir Meta dekretoi huanë prej 15 milionë eurosh që Shqipëria do të marrë nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për përballimin e pandemisë.
Kjo hua pritet të përdoret për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, rritjen e kapaciteteve spitalore dhe për të marrë masa për distancimin fizik e komunikimin në distancë. Meta nuk kurseu kritikat për Kuvendin.
Reklamë
“Presidenti Meta, me keqardhje konstaton se në këtë periudhë ku çdo ditë është e vyer, Kuvendit i janë dashur 11 ditë ta përcjellë në Institucionin e Presidentit për shpallje këtë ligj pas miratimit”, thuhet në dekret.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




