E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta dekretoi Xhaferllarin/ Kuvendi mblidhet të premten në seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi I Shqiperisë do të mblidhet këtë të premte në një seancë të jashtëzakonshme.

Senca është planifikuar të mbahet në orën 10:00 dhe në të do të diskutohet dekretimi I Marsida Xhaferllarit nga Presidenti Meta si anëtare e Gjykates Kushtetuese.

Ndonëse Meta dekretoi Xhaferllarin e cila ishte e 4 në rënditjen e KED, nga ana tjetër Arta Vorpsi e cila ishte renditur e para, ka ndërmarrë një tjetër veprim, duke u betuar para një notereje si anëtarë e Gjykates Kushtetetuese, pra tashmë kemi dy emra për një post.

Më herët kuvendi zgjodhi të emeroje për në Kushtetuese Elsa Toskën dhe Fiona Papjorgjin, dy kandidate të cilat në listimin e KED ishin rënditur ne vendin e dytë dhe të tretë.

Mazhoranca e ka akuzuar Presidentin Meta se po kerkon me cdo kusht qe te dergoje ne Kushtetuese, bashkejetuesen e Enkelejd Alibeajt, pikerisht Marsida Xhaferllari.

Vazhdo të lexosh

Reklamë