E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Meta dekoron ushtarakët izraelitë për ndihmën e dhënë gjatë tërmetit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi Njësinë izraelite të Shpëtimit Kombëtar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”.

 

Gjatë vizitës zyrtare në Izrael, kreu i shtetit i falenderoi ushtarakët izraelitë për ndihmën e dhënë gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit. Në këtë kuadër, ai u dorëzoi dekoratën për t’u shprehur mirënjohjen.

 

Reklamë

“Personeli i Njësisë izraelite jo vetëm ndihmoi në operacionet e kërkim-shpëtimit si dhe në vlerësimin e banesave dhe shtëpive të dëmtuara, por luajti një rol të jashtëzakonshëm psikologjik për qetësimin e banorëve të prekur nga tërmeti”.

 

Ndërsa gjenerali Major Tamir Yadai, ideatori i dërgimit të Njësisë izraelite në Shqipëri, u shpreh i gatshëm për të ndihmuar vendin tonë kurdo që të ketë nevojë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë