E enjte, 17 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Video · Politikë

Meta bën simbolin e shqiponjës dhe këndon himnin në shesh

Manifestimi I organizuar nga Presidenti Meta ka nisur zyrtarisht në orën 17 e 30 kur nisi të dalë nga zyra e tij, kreu I shtetit.

Fillimisht ai u gjunjëzua jashtë derës së Presidencës duke bërë me duar simbolin e shqiponjës.

Pastaj I shoqëruar nga disa personazhe publike që do të flisnin në manifestim, iu drejtua podiumit të ngritur në shesh.

Edhe aty I pritur nga ovacionet e të pranishmeve, Meta bëri sërish simbolin e shqiponjës për tia lënë vendin më tej himnit kombëtar.

Manifestimin e hapi zyrtarisht aktori Neritan Licaj I cili ftoi të merrte fjalën, ish anëtarin e Gjykatës së Strazburgut, Ledi Bianku.

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video