E martë, 10 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 29 minuta më parë
Politikë

Meta, BE-së: Mos e vono më liberalizimin e vizave për Kosovën!

Presidenti Ilir Meta garantoi një mbështetje nga Shqipëria për dialogun Kosovë-Serbi, me qëllim që të finalizohet me një marrëveshje që siguron paqe, stabilitet dhe zgjidhjen e konflikteve.

 

Në rrjetet sociale, ai i drejtoi edhe një thirrje Bashkimit Evropian që të mos vonojë më shumë liberalizimin e vizave për Kosovën.

 

Reklamë

“Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare detyruese, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve, si dhe do të kontribuojë në paqen rajonale, stabilitetin dhe perspektivën e përbashkët europiane.  Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Europian, pa vonesa të mëtejshme, është një mbështetje për rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, një e drejtë ende e mohuar për qytetarët e saj. ????????❤️????????”

 

Deklaratat Ilir Meta i bëri pasi mori pjesë në takimin e presidentëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, i njohur si Procesi Brdo-Brijuni, ku u diskutua edhe për ndryshimin e kufijve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë