Subscribe

Presidenti Ilir Meta ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, në lidhje me inceneratorët.

 

Sipas tij, Rama të hetojë Metën dhe Berishën, por duhet të japë llogari për 430 milionë eurot e inceneratorëve, që janë zhdukur. Sipas tij ato para kanë shkuar për lobime dhe shkrime jashtë vendit.

 

 

“Kush i ka penguar ata të hetojnë Saliun, apo Ilirin para 20 vitesh që ka qenë kryeministër? Pse i bëjnë të gjitha këto? Që të mos hetojnë Stelën, Zotin, Mërtirin, gjithë grupin kriminal. E di ai (Rama) që Iliri do ti shkojë të gjitha gjërave deri në fund.

Do të frenojë Ilirin ai me këto lloj përrallash e mashtrimesh. Jo, jo, e njeh Ilirin më mirë se asnjë. Do të shkojë deri në fund. Do të përgjigjet për të gjitha ato gjëra që i ka bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Do ta shikoni ju bandën e inceneratorëve deri ku do të shkojë.Ai do tiu japë zemër, mos flisni shokë, mos pranoni që jeni grup i strukturuar kriminal.

Po 430 milionë eurot e qytetarëve shqiptarë ku janë? Po 14 vendime qeverie në një ditë? E dini ju sa punë ka? Po ato tre ministra e drejtorë që kanë kundërshtuar që kanë thënë janë të paligjshme. Ky nuk ditka gjë?”-tha Meta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *