Prej datës 15 korrik, mësuesit që synojnë të pajisen me licencën profesionale por edhe mësues për rikualifikim dhe rinovim të licencës, janë futur në testimin e organizuar nga QSHA.
Provimet do të zgjasin deri më 15 gusht 2025, dhe zhvillohen çdo ditë në bazë të profilit mësimor.
Këtë të premte ishte radha e kandidatëve për arsimin special, një nga fushat më delikate të sistemit arsimor.
“Ka vështirësitë e veta por edhe kënaqësitë e veta se ndihmon dikë që vërtet ka nevojë. Jetoj këtu në Tiranë dhe punoj prej një viti, kisha një shkëputje prej disa vitesh që kam mbaruar studimet, por e kam parë të arsyeshme që është rritur kërkesa për mësues ndihmës”.
“Tre herë sepse kam ruajtur pikët e herëve te tjera. Meqënëse kemi bërë edhe kualifikimin pak a shumë të njëjtat pyetje, te fusha jonë”.
“Ka vështirësitë e veta për pjesën e strukturës, mjeteve, infrastrukturës, pastaj puna me këta femijë duhet të ketë durim dhe vullnet dhe është shume e bukur”.
Në total janë të paktën 20 profile mësimore që do të testohen, përfshirë arsimin fillor, atë parashkollor, lëndët e shkencave natyrore, gjuhët, edukimin fizik dhe muzikën.





