Subscribe

Ministrja e arsimit Lindita Nikolla pranon  nivelin e ulet te mësuesve ne shkolla. Pas rezultateve  aspak te kënaqshme te testimit te tyre, ministria ka bere përgjegjës edhe shkollat e larte. Gjate konferencës per zhvillimin profesional,  Nikolla tregoi se kalueshmëria e mësuesve te rinj ne provimin e shtetit është e ulet. Sa i përket kualifikimit te mësuesve, Ministria e Arsimit ka pezulluar 51 agjenci  private qe kryenin ketë proces. Sipas ministres këta operatore nuk respektonin standardet dhe ne shume raste funksiononin për shitje kreditesh. Ne mbyllje te konferencës, ne datën 25 mars, ministria do te përcaktoje  skemën e re te kualifikimit te mësuesve jocilësore. Me herët, Vizion Plus mësoi se ky proces do te kryhet edhe ne partneritet me privatin. Universitetet  private  apo publike do te marrin përsipër procesin e kualifikimit kundrejt një tarife te caktuar. Mbetet për t’u pare se si do te behet përzgjedhja e operatoreve te rinj qe do te kualifikojnë mësuesit dhe çfarë standardesh do te  respektojnë ne ndryshim  nga 51 agjencitë e pezulluara.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *