Vendi
Arrestohet mësuesi në Korçë, dyshohet se ngacmoi s*ksualisht me mesazhe dy nxënëse

Një mësues i një shkolle 9-vjeçare në Korçë ra në prangat e policisë, i akuzuar për ngacmim seksual të dy nxënëseve të tij, përmes mesazheve telefonike.
Bledar Duro, mësues i arteve pamore është pezulluar edhe nga puna.
Sipas policisë, bisedat kompromentuese të mësuesit me nxënëset, nisën para një muaji.
Ai i kishte fshirë të gjitha mesazhet, por një nga vajzat që e denoncoi rastin, i kishte ruajtur ato./vizionplus.tv



