Shqiptarët janë bërë bashkë ditën e djeshme për të siguruar paratë e nevojshme për mësuese Ina Kasimati, e cila është duke u përballur me një sëmundje të rëndë në një spital në Francë.
Kasimati, duke marrë në konsideratë dhe këshillat e mjekëve francezë, kishte nevojë që të kthehej në vendlindjen e saj në Vlorë, me një avion charter, pasi i duhet të qëndrojë e lidhur me aparaturat, që mundësojnë qëndrimin e saj në jetë.
Lexo edhe :
Për të kryer fluturimin duheshin 17 mijë euro, por kjo shumë është dyfishuar brenda 24 orëve. Në njoftimin ku kërkohet ndihma thuhet se paratë që do të mblidhen përtej shumës së 17 mijë eurove, do të shkojnë për nevojat shëndetësore që ajo do të ketë në Shqipëri, si dhe për të ardhmen e djalit të saj të mitur.
Postimi i Kasimatit:
Ky çarter ka një kosto prej 17.000 euorsh (shtatëmbëdhjetë mijë euro).
Kërkoj të kthehem në Atdhe, në Vlorën time, dhe kjo dëshirë e imja, u përkrah edhe nga mjeket, të cilët më deklaruan se ilaçi më i mirë për mua është familja ime. Mendja, shpirti im janë optimistë, sepse unë dua të jetoj, unë e dua jetën!
Unë kam besim tek fuqia e solidaritetit tuaj, që së bashku me birin tim, Amantin, i cili ka qënë forca ime më e madhe e çdo dite, të vijmë në Shqipëri të sigurt. Dhe ky kthim duhet të bëhet brënda 10 ditëve. Prandaj ju kërkoj me përulje, mirënjohje edhe njëherë të më ndihmoni të vij në Shqipërinë time.






