Milan ka arritur të marrë një fitore mbresëlënëse në Madrid ndaj Atletico Madrid me një gol të Junior Messias në minutat e fundit, dhe shpreson ende në kalimin e grupit pas fitores 0-1 në “Wanda Metropolitano”. Spanjollët tentuan në fund të barazonin, por nuk ia dolën dot.

Ne sfiden tjeter Liverpool nuk toleroi aspak dhe mposhti Porton 2 me 0.

Nga ana tjetër, Manchester City ka përmbysur PSG-në me golin e Gabriel Jesus, duke siguruar vendin e parë në grup.

Në një ndeshje spektakolare në Angli, ishte Mbappe ai i cili shënoi i pari, por rezultati u përmbys nga golat e Sterling dhe Gabriel Zhezus, të cilët i dhuruan kështu ekipit të Guardiolës kualifikimin si te paret në grup.

Real Madrid sakaq likujdoi lehtesisht 3 me 0 ne Moldavi, Sherif Tiraspol ndersa Inter me heret mundi 2 me 0 Shaktar Donjec ne Milano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *