“ Lionel Messi” është në telashe të mëdha.

Në fakt bëhet fjalë për sozinë e yllit argjentinas. Sipas gazetës “Confused Aatma”, një iranian që ngjason tmerrësisht shumë me “pleshtin”, ka përfituar pikërisht nga kjo gjë për të bërë për vetë 23 femra me të cilat ka pasur edhe raporte seksuale.

 

Reza Parastesh dyshohet se është hequr sikur të ishte Lionel Messi I vërtete he në bazë të kësaj ngjashmërie ka mashtruar edhe femrat. Por vetë I akuzuari ka reaguar menjehere duke e quajtur këtë lajm fals dhe të vërtete.

 

 

“Ju lutem mos luani me reputacionin e njerëzve. Nëse lajmi do të kishte qënë I vërtete, unë sot do të isha në burg, më besoni. Tani do të bëj gjithcka nëpërmjet avokateve të mi, që të pastroj emrin”, u shpreh sozia e Messit.

 

Ai u bë I famshëm 2 vite më parë teksa pozonte me fanelën e yllit të Barcelonës dhe të Argjentinës, madje duke lyer edhe mjekrren , Reza Parastesh mori një pamje identike me talentin argjentinas.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *