Lionel Messi ka vendosur të qëndrojë tel Barcelona deri në qershor 2021. Argjentinasi foli për herë të parë  ne nje intervistë të gjate për prestigjozen online “Goal” duke mos kursyer asgjë edhe kundër presidentit Bartomeu. Ai e quajti bosin e Barcelonës, nje njeri të pabese i cili i kishte premtuar se do të respektonte vendimin e Messit për tu larguar gjatë kësaj vere, mirëpo tashmë bëri të kundertën duke i përmendur klauzolen 700 milionë euro.

Messi tha se sezoni ka qënë shumë i vështirë, dhe se kishte vuajtur shumë në stervitje dhe ndeshje gjatë këtij viti, faktorë që e binden te niste nje eksperiencë të re. “Pleshti” tha se rreth tij janë thënë gjera te paverteta dhe është venë në dyshim dashuria e tij për Barcelonen. Ai shtoi se në klubin katalanas ka vënë re shumë falsitet gjate muajve të fundit.

Messi deklaroi se ndjenjat për ketë klub nuk ia shuan askush dhe kjo është arsye përse ai nuk do të futej kurrë në gjyq me ekipin ku u rrit dhe fitoi gjithcka. Tashmë pritet që Messi te bashkohet me ekipin e Kuman ndersa nuk pritet të gjobitet për vonesen e daljes në stervitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *