Lionel Messi rrëmbeu një tjetër çmim individual prestigjioz.

Argjentinasi u shpall lojtari më i mirë në botë i vitit 2023 nga FIFA.

“Pleshti”, i cili mungoi në ceremoninë  e  ndarjes e çmimeve në Londër, triumfoi përpara dy rivalëve të mëdhenj Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

Pak muaj më parë Messi i kishte mundur këta kundërshtarë edhe në garën për topin e artë dhënë nga revista franceze Francë futboll.

Argjentinasi u vlerësua për rolin e rëndësishëm në fitimin e kupës së botës.

Për të kjo ishte hera e teta që shpallej më i miri në botë nga FIFA. Ndërkohë çmimin e trajnerit  më të mirë për vitin 2023 sipas FIFA-s e fitoi Pep Guardiola, i cili e udhëhoqi Manchester City-t në fitimin e kampionatit anglez, Champions League  dhe kupës së federatës. Ai mundi teknikët italianë Simone Inzagi dhe Lucano Spaleti.

Te femrat  me e mira e vitit 2023 u shpall Aitana Bonmati e Barcelonës, e cila pak kohë më parë fitoi edhe topin e artë.

Formacionin e vitit e dominoi Manchester City, kampion Europë me 6 lojtarë si Uoker, Stons, Ruben Dias, Bernardo Silva , De Brojne dhe Halaand, mirëpo ra në sy mungesa e mesfushorit Rodri.

Nuk munguan ne 11-tëshen më të mirë edhe Messi, Mbape dhe Vinisionues  Junior.

Çmimin për portierin më të mirë të 2023 e mori Ederson i Manchester City-t ndërsa goli më i bukur shkoi për Gijerme Mandruga i Botafogos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *