Një penallti e humbur e bashkë me të edhe rasti i artë i Argjentinës për të shënuar fitoren e parë në botërorin e rusisë. Lionel Mesi nuk realizoi dot golin nga pika e bardhë, duke e mbyllur në barazim 1 me 1 sfidën me Islandën.

 

Ndeshja ishte e fortë për të dy ekipet; e para kaloi në avtazh argjentina në minutën e 19 me anë të Aguerro.

 

Por vetëm 4 minuta më pas, Finbogason barazoi, duke vendosur lojën në ekuilibër.
argjentina e dominoi gjithw takimin, duke krijuar shumw raste, por pa mundur tw cajw dot mbrojtjen e ngjeshur tw nordikwve.

 

Ndërkohë Franca e nisi mbarë aventurën e saj në botëror, megjithesë djersiti shumë për të fituar 2 me 1 kundër Australisë.

 

Në Kazan, në sfiden e parë të grupit C, gjelat megjithesë dominuan ndaj kangurëve vuajtën shumë sidomos në aspektin e konkretizimit. Sulmi shpërthyes I skuadrës së deshamp me Mbape, Grizman dhe Dembele të mbësëhtetur nga Pogba u përplasen me mborjtjen e ngjeshur australiane në 45 minutat e para duke mos shënuar dot gol.

 

Megjithatë atë që nuk e bënë dot nëpërmjet aksioneve, francezet e realizuan me ndihmen e një 11-metershi të dhënë me anë të sistemit Var në minutën e 58.

 

Nga pika e bardhe ishte Grizman që e dërgoi topin në rrjete.

 

Por gëzimi i tyre nuk zgjati shumë pasi 4 minuta më vonë, një prekje e topit më dorë në zonë nga Umtiti e detyroi gjyqtarin te akordojë 11-metersh përe Australinë dhe nga pika e bardhe ishte Jedinak që nuk gaboi.

 

Për t’i dhënë tre pikët e para gjelave mendoi Pol Pogba në minutën e 80, gjuajtja e të cilit me të djathtën u devijua në mënyre vendimtare nga Behich dhe përfundoi në rrjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *