E premte, 18 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Mesila: Na vodhën idenë për president nga populli

Ilustrim · Vizion Plus

Deputetja e PDIU, Mesila Doda ka përshëndetur propozimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për zgjedhjen e Presidentit nga populli duke deklaruar se President nga populli ka qenë propozim i PDIU-së, prandaj më mirë vonë se kurrë.

 

Menjëherë pas deklaratës së liderit të opozitës për president nga populli i mënjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes së PDIU-së, Doda duke u shprehur në statusin e saj social Facebook se “President nga populli…. Më mirë vonë së kurrë!!!. Na vjen mirë, na vjen shumë mirë që partitë e tjera përqafojnë vizionin e PDIU. Nese do e kishim patur këtë mbështetje dhe optike të përbashkët një vit e kusur më parë kur PDIU propozoi Presidentin nga populli, ndoshta sot gjërat do ishin më të lehta për t’u zgjidhur e njërzit do kishin patur më shumë mundësi për t’u shprehur me votë për kreun e shtetit”. “Megjithse me vonese, mund të ngushëllohemi me shprehjen… Më mirë vonë së kurre!!!”, shkruan Doda.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh