Kushtet e Bungestagut konsiderohen si një udhërrëfyes për hapjen e negociatave si nga opozita, ashtu edhe nga qeveria.

 

Mes tyre është miratimi i shpejtë i reformës zgjedhore si dhe dialogu politik, ku dhe palët duket se kanë ngecur dhe akoma nuk ka asnjë shenjë bashkëpunimi.

 

Deputetja e Partisë Socialiste Senida Mesi, nga edicioni qëndror i lajmeve në Vizion plus, është shprehur se  punën për reformën zgjedhore por e bëjnë me të gjithë institucionet përgjegjëse dhe në kuadër të rekomandive të OSBE-ODIHR.

 

Gjithashtu nga Vizion Plus, Mesi ka theksuar se është e rendësishme që për reformën zgjedhore të ketë një draft të vetëm dhe gjithpërfshirës.

 

Sot kryeministri Rama nuk i kurseu kritikat për Bashkimin Europian në lidhje me mos hapjen e negociatave: megjithatë kushtet e vendosura nga Bundestagu kërkojnë përgjigje: çfarë do bëjë mazhoranca për plotësimin e tyre?

 

Është folur shumë gjatë gjithë kësaj periudhe për moshapjen e negociatave për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut dhe sigurisht tashmë besoj e shqiptarët e kanë të qartë se rrugëtimi i Shqipërisë është drejt BE-së. Këtë e ka rikonfirmuar për të disatën herë edhe kryeministri shumë e rëndësishme është dhe reformat e ndërmarra në të mirë të të gjithë shqiptarëve, për të pasur një Shqipëri të mirë dhe brenda standartëve. U hapën apo jo negociatat unë e shikoj një vendim shumë të shpejtë pasi në fund të fundit ai është një vendim gjeopolitik me tepër tashmë se teknik. Komisioni evropian për të dytin vit radhas ka thënë se Shqipëria ka progres reformat kanë ec në linjën e duhur dhe i rekomandojnë këshillit hapjen e negociatave pa kushte të tjera. Kur i referohemi rezolutës së Bundestagut le të themi ato 5 prioritete të Shqipërisë drejt BE i ka zbërthyer në një listë detyrash me afata të përcaktuara ku ka shtuar dy elementë të tjerë që është dialogu politik dhe reforma zgjedhore.

 

A mund të realizohet reforma zgjedhore në mungesë të dialogut politik me opozitën që ndodhet jashtë parlamentit?

Në lidhje me raportin e komisionit që këtë vit për herë të parë ka përfshirë edhe elementë të problematikave apo rekomandimeve të OSBE-ODIHR për tu përfshirë në kodin aktual zgjedhor janë të qarta. Nga ana e partisë socialiste është dhe do të vazhdojë të jetë konsensusi për të vazhduar argumentim dhe çdo sugjerim që të ndryshohet dhe të përmirësohet kodi aktual zgjedhor. Diskutimi më shumë shkon në lidhje  me politikën dhe me opozitën parlamentare dhe joparlamentare që nëse është e mundur të ndryshojmë edhe sistemin, kodin zgjedhor dhe jo vetëm permirësim. Edhe vendet e vjetra të dutura shpejt në BE dhe ato të futura më vonë i kanë pasur rishtazi i kanë pasur të gjithë eksperiencat. Kanë pas sistemin e listave të hapura mazhoritar, mazhoritar-proporcional, proporcional kombëtar, po diskutohet nëse është i mirë edhe korrektimi i këtyre listave dhe jo 100 % e këtij sistemi të hyjnë me lista të hapura lista zgjedhore mazhoritar kombëtar, por të ketë edhe një element proporcional. Në takimet e fundit dhe me vendet me problematika të ngjashme i kanë kaluar të gjitha dhe janë kthyer në një sistem që ne kemi sot.

 

A mund të quhet kjo reformë e përfunduar nëse opozita jashtëparlamentit nuk jep konsensusin e saj?

 

Ne po punojmë dhe duhet tëpunojmë me institucione, nëse individët vendosin që të dalin nga institucionet edhe pse kanë dalë u është bërë disa herë thirrje dhe në tryezën e parë të thirrur nga OSBE ato kanë qenë pjesë e tryezës, por me një draft të dizenjuar nga ana e tyre por që nuk është pranuar nga asnjë ndërkombëtar as nga OSBE-ja. Duhet ta kuptojmë të gjithë se fatet e Shqipërisë duhet ti zgjidhim vetë, ndërkombëtarët janë aty për të na ndihmuar dhe për të na suportuar. Ato kanë qenë të gatshëm OSBE ODIHR nga njëra anë dhe qeveria gjermane nga ana tjetër na kanë ndihmuar me draftin.Unë dëshiroj që të ketë një draft gjithpërfshirës të të gjithë palëve.

 

Sot prokuroria i dha të drejtë opozitës për çështjen e Agim Kajmakut, ndërkohë që PD kërkoi shkarkimin e kryebashkiakut të Vorës. Çfarë qëndrimi keni ju si mazhorancë?

Sikurse edhe në rastin e Pjetrit në Bashkinë e Shkodrës dhe në çdo rast tjetër në momentin që flasim për zbatimin e ligjit kemi mbajtur jo vetëm si mazhorancë qeverisëse por edhe si Parti Socialiste do të mbajmë gjithmonë krahun e ligjit. Flasim për një shtet të së drejtës ku të sundojë ligji, mbi këtë që po bëjmë, po përgatitet një paketë ligjore në kuadër të ligjit të dekriminalizimit ku persona dhe individë që mashtrojnë me koshiencën e tyre të plotë kur plotësojnë formularin deklarimit për  dekriminalizimit  të dënohen menjëherë me burg. Mazhorancat duhet të shihen se si reagojnë ndaj një problemi dhe çfarë vendimi marrin për shqyrtimin e këtij problemi. Une e vlerësoj nismën e kryeministrit për dënim të menjëhersëm sigurisht që kërkojnë konsensus politik por besoj se votat janë në parlament për ta aprovuar një ndryshim të tillë ligjor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *