E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mesi: Bullgaria mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Zv.kryeministrja Senida Mes gjatë një vizite zyrtare në Sofje ka konfirmuar se Bullgaria e mbështet integrimin e  Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

Gjatë qëndrimit të saj në Bullgari Mesi është takuar me homologun bullgar, Tomislav Donchev, i cili konfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, si dhe mbështetjen e Bullgarisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

Gjithashtu në këtë takim bëhet me dije se është diskutuar në lidhje mbi mundësitë e reja në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe, në fushën e turizmit, si dhe mbi rritjen e kontakteve mes njerëzve në kuadër të diplomacisë ekonomike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë