Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë javën që lamë pas, ku Anila Prendushi, një psikologe e njohur për ndihmën që u ka dhënë grave të dhunuara, u qëllua për vdekje nga i dashuri i saj. Çifti kishte nisur një bashkëjetesë 5 vite më parë.
E ftuar në studion e “7pa5” në Vizion Plus, gazetarja Aida Topalli shprehet se të afërmit e çiftit thonë se ata kanë qeë gjithnjë të lumtur, por dhuna psikologjike nga partneri i 34-vjeçar ka eskaluar gjatë javëve të fundit.
“Gjithë problemi ka nisur kur Anila Prendushi ka kërkuar të ndahej nga i dashuri i saj. Ky i fundit, i papunë dhe i varur ekonomikisht nga Anila, e ka refuzuar ndarjen dhe ka kërcënuar se do të vriste veten nëse nuk do të takohej me të. Kjo ka çuar në një takim fatal, ku 34-vjeçari ka qëlluar Anilën me plumb në kokë, vetëm 15 metra larg vendit të punës së saj”
Aida tregon se Anila Prendushi ishte e vetmja që punonte dhe siguronte të ardhurat në bashkëjetesë, para që 34 vjeçari i luante edhe në bixhoz.
“34 vjeçari ishte një njeri i cili nuk punonte. Fillimisht kemi të bëjmë me një krisje ekonomike. Anila ishte e vetmja që punonte në bashkëjetesën e tyre dhe duhet të mbulonte të gjitha shpenzimet. Përveçse nuk punonte, 34 vjeçari shkaktonte edhe probleme duke marrë paratë e bashkëjetueses, duke luajtur edhe lojra fati.”
Gjithashtu gazetarja tregon se fëmijët e 44 vjeçares janë në kujdesin e ish bashkëshortit të saj. Ata kanë jetuar me të atin që prej divorcit të prindërve.
/vizionplus.tv





