Subscribe

Skenaristi Arjan Çuliqi një nga miqtë dhe bashkëpunëtorët më të afërt të Cekes së Beratit, e ka përlotur këtë të fundit me mesazhin e dhënë në “quo Vadis” të moderatores pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Çuliqi u shpreh se aktorë si Cekja janë të rrallë në Shqipëri, dhe se ai mbetet ikonë e komedisë shqiptare.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Kanë qenë marrëdhënie të shkëlqyera ato me kolegët? Përmende Arjanin pak më parë.

Cekja: Me Arjanin kam punuar gjatë, edhe jam shumë mirënjohës, sepse filmat e Arjanit i ka shkruar enkas për mua. Më ka parë mua, pastaj ka bërë skenarin.

Pranvera Borakaj: Është e vështirë të zgjedhësh kush është më i bukur.

Cekja: Filmi i parë me Arjanin ka qenë “Fjalëkryqi” dhe e kam xhiruar paral me “Pushime në Romë”. Pastaj vazhduan gjatë.

Pranvera Borakaj: Sepse ishin tema shumë aktuale, dhe vite të vështira sociale, dhe duket sikur njerëzit ishin të etur për të qeshur më shumë. Keni një mesazh nga Arjani.

Arjan Çuliqi: Unë me Ceken kemi shumë histori, si para filmit si mbas filmit. Historitë tona do të duhej një natë dimri që t’i tregoje. Cekja është një aktor i jashtëzakonshëm, korrekt, me intuitë të rrallë që se ka aktor tjetër. Kemi një lloj kimie me njëri-tjetrin, dhe ai të kupton vetëm me një sy. Ka momente kur unë nuk jam i kënaqur me lojën e tij, ai e kupton dhe më thotë, çfarë ka e përsërisim prapë, e thotë para meje. Prandaj i them se kjo dyshe me jetë të gjatë, pasi kanë kaluar shumë vite që punojmë bashkë. Së shpejti do të fillojmë xhirimet për një film tjetër.

Pranvera Borakaj: Na mungojnë edhe neve shumë xhirimet tuaja?

Cekja: Jashtë mase.

Pranvera Borakaj: Bën dot një diferencë se kush ka qenë telekomedia më e mirë, për ty emocionalisht, që nuk lodhesh duke e parë, siç shqiptarët i kanë parë pa ndalim.

Cekja: Po them një shprehje që e kanë thënë nga të tjerët, që janë si gishtat e dorës. Por ka një gjë, me Arjan Çuliqin kam punuar jashtë mase, dhe është një nga skenaristët më të mirë sot për sot,ka telekomeditë që do të ngelen, pasi janë tema të ditës dhe jetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *