E martë, 10 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 47 minuta më parë
Vendi

Mesazhe kundër Krishtlindjes në Facebook, Italia dëbon shqiptarin

Një shqiptar është dëbuar nga Italia, pasi është konsideruar si një eksponent i rrezikshëm për terrorizëm.

 

Shqiptari i cili prej vitesh jetonte në Padova, kishte publikuar mesazhe kundër festës së Krishtlindjeve në faqen e tij në Facebook, dhe mbante lidhje me imamë të arrestuar në Kosovë për terrorizëm e nxitje të urrejtjes raciale.

 

Reklamë

Sipas mediave italiane, lajmin është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme Italiane, e cila ka dëbuar shqiptarin me iniciale SH.C. me akuzen për aktivitet antisemit ekstremist.

 

Ai është shoqëruar në kufirin shqiptar me ndalimin e hyrjes në territorin italian për 10 vitet e ardhshme. Ndërkohë bëhet me dije se së bashku me shqiptarin e dëbuar është sinjalizuar si person i rrezikshëm dhe një tjetër emigrant shqiptar me statusin e azilkërkuesit.

 

Ky është një vendim i përshëndetur edhe nga ministri i Brendshëm Matteo Salvini, i cili ka falenderuar autoritetet policore të Padovës duke u shprehur se “Në Itali nuk ka më hapësirë për këdo që përpiqet të sjellë luftën brenda shtëpisë sonë”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë