E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Mesazh për mbrojtjen e kafshëve/ Artistët italianë ekspozitë të veçantë në Tiranë

Kërkesa, premtime, shume nevoja dhe kaos. Keshtu mund te perkufizohet jeta sipas artisteve italiane Emiliano Perino dhe Luca Vele, te cilët e kane sjelle ne kryeqytet ekspozitën “Premtimet e perëndimit” .

 

Nëpërmjet instalacioneve, te krijuara ne letra, ata paraqesin, gjallesa te ndryshme te ekosistemit, si elefanti, gjarpri, rinoceronti qe përdoren ne mënyrë masive nga industria.

 

Reklamë

 

EMILIANO PERINO

 

ARTIST

 

Ne kemi trajtuar temën e dhunës dhe zhdukjes se kafshëve, kjo është një lëkurë elefanti ku ti mund te ulesh e te mendosh për problemet sociale qe ka bota.

 

 

LUCA VELE

 

ARTIST

 

Kemi punuar disa pune për temat e luftës te njerëzit njëherë dhe pastaj te kafshët, ne Britani ekziston një ferme qe i rrisin kafshët për ti torturuar per te eksperimetuar armet kimike, perdorin pumblat te kafshet qe me pas te shohin efektin tek njerzit kemi punar tre vjet per kete teme.

 

Per kuratoret Gaetano Centrone, dhe Genti Gjikola kjo ekspozite eshte teper e rendesishme ne hapsiren kulturore shqiptare, pasi prek tema mjaft delikate.

 

 

Ekspozita do te qendroje e hapur per publikun deri ne 31 Tetor ne hapsirene COD ne kryeministri.

Më shumë video

Reklamë