Subscribe

Edicioni i 23-të i konkursit dhe ekspozitës Onufri sjell këtë vit në Tiranë 10 artistë nga gjashtë vende të ndryshme të botës. Shumica prej tyre janë shqiptarë që kanë zgjedhur të jenë kuratorë e artistë të pavarur në galeritë e europës.

 

“Qëllimi i kësaj ekspozite është se artistët pjesëmarrës këtë vit janë të gjithë të lindur në vitet ’70 dhe ’80 dhe përcjellin një realitet që ata e kanë jetuar, por që e gjejnë ende shumë të gjallë në memorien e tyre. Jo vetëm kaq, ne kemi kaluar nga memoria personale në atë kolektive, për të përcjellë në Tiranë përmes artit vizual, një realitet që na prek të gjithëve, me një gjuhë universale.”

 

Ekspozita që çelet nga në Galerinë e Arteve mbledh vepra të ndryshme. Ka piktura, vizatime, instalacione, por edhe video. Alketa Xhafa është një nga ato artiste që prezantohet në dy kategori të ndryshme.

 

“Unë kam mbërritur shumë muaj më parë në Tiranë dhe jam munduar të ushqehem artistikisht me jetën këtu për të ndërtuar një vepër si ajo që do të gjeni në Onufri 23. Jam ndikuar shumë nga arkitektura juaj.”

 

Ekspozita ndodhet në katin e tretë të galerisë, ku edhe sipas kuratorit ndodheshin ndarjet më të përshtatshme për të prezantuar të veçantat e secilit artist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *