Subscribe

Rritja e mesatares si kriter pranimi në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja ka bërë që rusishtja të mbyllet si degë dhe grupi i gjuhëve të vogla të rrezikojnë të njëjtin fat.

 

Stafi akademik në degën e rusishtes apelon për uljen e mesatares, pasi programi i studimit që ata ofrojnë nuk ka orientim mësuesinë, por përkthimin dhe shërbimin në sektorin turistik.

 

Interesi duket se ka rënë edhe për gjuhën greke, ku edhe pse ka 4 studentë të regjistruar, ata arritën ta çelin si vit akademik, ndërkohë që stafi ndihet i rrezikuar.

 

Edhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës janë mbyllur 4 degë, pasi interesi i studentëve ka rënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *