E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Merz, kancelari i ri i Gjermanisë! Pas dështimit në raundin e parë, ai siguron shumicën e duhur në Burdestag

Friedrich Merz, lideri i konservatorëve gjermanë, është zgjedhur kancelari i ri i Gjermanisë pas një votimi të dytë në Bundestag, duke përmbyllur kështu një ditë të mbushur me tension dhe pasiguri politike.

Në votimin e parë, Merz dështoi të siguronte shumicën absolute, duke mos marrë mbështetjen e duhur për vetëm gjashtë vota, një ngjarje e paprecedentë në historinë e Gjermanisë që pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkohë, në seancën e dytë të organizuar me nxitim këtë pasdite, 325 ligjvënës votuan pro Merz, ose 9 vota më shumë sesa shumica e nevojshme, ndërsa 289 të tjerë votuan kundër, një abstenoi e tre vota ishin të pavlefshme.

Merz tani është gati tashmë të nisë punën zyrtarisht si kancelar pasi u miratua nga Presidenti gjerman dhe bëri edhe betimin.

Reklamë

Por mandati i tij do të zhvillohet në një bazë të paqëndrueshme. Votat e ditës së sotme zbuluan ngurrim brenda koalicionit të tij dhe i dhanë partisë së ekstremit të djathtë AfD një mundësi të re për të trazuar Bundestagun.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë