Pas 5 ditësh të vështira dhe kaotike, ka karrë fund mankthi I mijra emigranteve te bllokuar ne Kakavije. Sot ne dogane nuk ka ne radhe asnje automjet qe prêt te kaloje kufirin drejt Greqise.
Ishte ora 00:40 e të hënes kur më në fund të gjithë personat dhe makinat që qëndronin në radhë u lraguan nga toka shqiptare.
Referuar te dhenave zyrtare mësohet se ditën e diele kaluan nga Kakavija 3325 shtetas dhe 1629 mjete. Unformat blu vendosen postoblloqe duke bllokuar ardhjen e makinave per te mos lejuar zgjatjen e vargut te makinave.
Por duke filluar nga dita e hëne kane hyre ne fuqi rregullat e reja për të kaluar në Greqi. Përveç testit të COVID-19, që duhet të jetë kryer 72 orët e fundit si dhe të jetë i përkthyer në gjuhen angleze qytetarët duhet të kenë me vete edhe aplikimin për të kaluar.
Nga data 17 gusht në Kakavije do të kalojnë një numër i kufizuar personash. Numri I lejuar eshte 750 persona, ndërsa në Kapshticë do te kete vetem 300 kalime në ditë. Nga ana tjeter te gjithe ata qe hyjne nga Shqiperia ne Greqi do ti neneshtrohen karantine nje javore.





